Chelsea gati të thyejë rekorde për Caicedo, “blutë” bëjnë gati 115 milionë paundë për ekuadorianin

schedule14:16 - 12 Gusht, 2023

schedule 14:16 - 12 Gusht, 2023

Pas refuzimit të ofertës së “të kuqve” të Liverpool, mesfushori i talentuar i “pulëbardhave” të Brighton, Moises Caicedo e theksoi qartë pasditen e së premtes se dëshiron vetëm kalimin te “blutë” e Chelsea dhe këta të fundit duket se kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka bërë një ofertë të re, e cila mban vlerën e plot 115 milionë paundëve, duke e bërë kështu 21-vjeçarin, mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e futbollit në Premier League.

Tashmë e vetmja gjë çfarë na mbetet për të pritur është që “pulëbardhat” e Brighton të pranojnë ofertën e “bluve” për ekuadorianin, me këtë të fundit, që duket se pret me padurim të luaj në “Stamford Bridge”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!