Mathijs De Ligt është basti i fortë i Chelsea për merkaton e verës së ardhshme, pasi pa se Haaland u kthye në një pamundësi pasi foli edhe me Mino Raiolan, i cili po ashtu është edhe agjenti i qendërmbrojtësit të Juventusit.
Duke menduar për pjesën e pasme të skuadrës dhe pasi nuk ishte në gjendje të nënshkruante me Kuande, Chelsea shikoi për një tjetër mbrojtës të klasit botëror derisa në skenë doli holandezi.
Duke përfituar nga takimet me agjentin italian me bordin në Stamford Bridge, Raiola e ka bërë realitet ëndrrën e “Bluve” duke i vënë në tryezë emrin e mbrojtësit De Ligt.
Edhe pse futbollisti ka një klauzolë prejh 120 milion eurosh për verën e ardhshme, duke parë gjendjen e tij te Juventusi, ai mund të largohet për më pak se 100 milion. /abcnews.al/