Situata e chelse është ende kritike me rezultatet e shumta negative që klubi po koleksionon.
Ditën e sotme ata u mposhtën nga Wolves me rezultatin minimal 1-0 dhe vazhdojnë të zhyten akoma edhe më thellë. Në stol ishte Lampard në rikthimin e tij për herë të dytë në drejtimin e këtij klubi, por ndeshja e tij e parë nuk ishte ashtu siç pritej.
Gjithsesi, Lampard është deri në fund të sezonit trajner i bluve të Londrës dhe për sezonin e ardhshëm po mendohet për një trajner “big”.
Carlo Ancelotti është shënjestruar nga drejtuesit e Chelsea për sezonin e ardhshëm nëse ai do të largohet nga Real Madrid në qershor. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, pas emrit të Contes është futur në listë edhe tekniku italian Ancelotti./h.ll/abcnews.al