Chelsea dorëzohet dhe pranon “humbjen”, vendoset e ardhmja e Moratës

schedule09:59 - 16 Maj, 2020

schedule 09:59 - 16 Maj, 2020

E ardhmja e Alvaro Morata, duket se është vendosur. Sulmuesi spanjoll është i huazuar tek Atletico Madrid, por duket se në verë, klubi madrilen do të sigurojë përfundimisht kartonin e tij, për plot 48.5 milion paund.

Duket një shifër e majme, por Chelsea do të dalë me humbje. Kjo pasi “Blutë e Londrës” paguan plot 57 milion sterlina për të siguruar firmën e tij nga skuadra e Real Madrid. Nën urdhrat e Contes, Morata bëri mirë, por më pas filloi periudha e errët.

Tek Atletico, 27 vjeçari duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe në 49 ndeshje deri më tani këtë sezon, ka shënuar 18 gola. Morata është një armë e fortë për Diego Simeonen, i cili me shumë gjasa do të humbasë shërbimet e Diego Costas gjatë merkatos së verës./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!