Chelsea dhe Juventus janë më pranë një shkëmbimi.
Klubet diskutuan shkëmbimin e Romelu Lukakut për Dushan Vlahovic me një pagesë shtesë nga londinezët, por nuk arritën një marrëveshje për kushtet e marrëveshjes.
Sipas gazetarit Giovanni Albanese, tani negociatat janë shumë më afër një përfundimi të suksesshëm operacioni mund të bihet dakord në ditët në vijim. Chelsea pritet të shtojë dhe 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.
Trajneri i bluve, Mauricio Pochettino, dëshiron që 23-vjeçari t’i bashkohet ekipit të tij. /G.D abcnews.al/