Chelsea “blindon” sulmin, Nicolas Jackson te “Blutë” deri në vitin 2033

schedule16:16 - 13 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 13 Shtator, 2024

U transferua me shumë bujë verën e vitit shkuar dhe deri më tani duket se po ia del mjaft mirë në elitën e futbollit anglez.

Senegalezi, Nicolas Jackson është kthyer në një pikë referimi në sulmin e “Bluve” të Chelsea dhe mesa duket performancat e tij kanë mahnitur aq shumë bordin e këtyre të fundit, saqë kanë vendosur t’i ofrojnë 23-vjeçarit një kontratë të re.

Gjithçka është zyrtarizuar mesditën e kësaj të premte, me “yllin” e sulmit, i cili ka zgjatur me dy vite kontratën ekzistuese, me marrëveshjen e re që do të skadojë në verën e vitit 2033.

Ndërkaq, kujtojmë se verën e shkuar Chelsea derdhi plot 37 milionë euro në arkat e Villarreal, për sulmuesin senegalez, i cili në 48 përballjet me “Blutë e Londrës” ka arritur të shënojë plot 19 gola, si dhe të asistojë në 7 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!