Chelsea “bastis” Leicester, një tjetër “dhelpër” zbarkon në “Stamford Bridge”

schedule20:51 - 2 Korrik, 2024

schedule 20:51 - 2 Korrik, 2024

Po e përdorin thua se është “magazina” e tyre. Pasi i “rrëmbyen” teknikun Enzo Maresca, “Blutë” e Chelsea kanë derdhur paratë, për një tjetër element të “Dhelprave” të Leicester, me “fantazistin” e mesfushës, Kiernan Deëbury-Hall, i cili ka zbarkuar pasditen e kësaj të marte, në “Stamford Bridge”, për të firmosur si lojtari më i ri i Chelsea.

Për kartonin e tij, “gjigantët” e Londrës derdhën plot 30 milionë paundë në arkat e “Dhelprave”, duke regjistruar kështu transferimin e katërt për këtë merkato vere pas talenteve Omari Kellyman e Marc Guiu, si dhe mbrojtësit Tosin Adarabioyo, me Deësbury-Hall, që ka nënshkruar me “Blutë”, një kontratë 5-vjeçare, nga e cila ende nuk është zbuluar se sa do të përfitojë.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar 25-vjeçari anglez ishte padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm, te Leicester i Enzo Maresca, teksa arritu të shënojë plot 12 gola, si dhe të dhurojë 14 asistime, në 44 përballjet e zhvilluara në Championship, me “Dhelprat” që u shpallën kampionë, duke arritur të rikthehen, në elitën e Premier League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!