Chelsa merr “hak”, “blutë” fuqishëm në “garë” për “objektivin” e merkatos së Liverpool

schedule15:16 - 12 Gusht, 2023

schedule 15:16 - 12 Gusht, 2023

Pavarësisht betejës së “ethshme”, mes Chelsea e Liverpool, për kartonin e mesfushorit të Brighton, Moises Caicedo, “gjigandët” anglezë janë duke u “përplasur” dhe për një tjetër lojtar, i cili ndryshe nga ekuadoriani kësaj here ishte fillimisht objektivi kryesor i merkatos së Liverpool.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, të “shenjtorëve”, të Southampton, Romeo Lavia, për të cilin “të kuqtë” e Liverpool interesohen prej kohësh e madje kanë bërë dhe një ofertë prej 42 milionë paundësh, mirëpo “blutë” e Chelsea dhe më konkretisht tekniku Pochettino, duket se e pëlqejnë gjithashtu 19-vjeçarin, për të cilin kanë ofruar plot 48 milionë euro.

Deri më tani, bordi i “shenjtorëve” nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e skuadrave të lartpërmendura, pasi janë të vendosur të marrin minimalisht 50 milionë paundë, për kartonin e belgut, mirëpo duke parë “përplasjen” e fortës mes këtyre dy skuadrave në merkato, ëkziston mundësia që klubi i Championship të rrisë vlerën e kartonit të të Lavia. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!