Check Up, Rama shkon ta bëjë vetë në Poliklinikën e lagjes së vjetër

schedule17:56 - 18 Tetor, 2018

schedule 17:56 - 18 Tetor, 2018

Kryeministri i ka dhënë përgjigje kritikëve të check up-it, përmes një gjesti konkret. Shkoi ta kryente vetë kontrollin shëndetësor falas, në poliklinikën e ish lagjes së vjetër në kryeqytet.

“Shih me sytë e ty e gjyko me mendjen tënde” është këshilla e Kryeministrit për qytetarët. E nisi me veten duke iu nënshtruar kontrollit mjekësor falas.

Qëllimi i vërtetë i vizitës në poliklinikën nr. 9 në Tiranë është t’u kthejë përgjigje akuzave se doktorët janë terrorizuar nga normat e vendosura për numrin e pacientëve.

“Edhe norma është shumë pozitive, se na duhet t’i shtyjmë ne njerëzit, sepse akoma nuk është krijuar kultura që të shkojnë ta bëjnë vetë, kështu që është edukative shumë. Edhe institucionet europiane, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian e kanë detyrim. Po s’bëre check-up-in, nuk të marrin në punë”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu tha se për herë të parë pacientët do të kenë mundësi që të kujtohen çdo vit për rikontrollin e shëndetit.

“Mendojmë që të jetë në muajin e lindjes së tij (qytetarit) për ta ftuar për të bërë kontrollin mjekësor bazë dhe përfitimet që sjell kontrolli mjekësor për të pasur gjithashtu edhe numrin e telefonit të çdo qendre shëndetësore që i përket dhe duke vendosur gjithashtu orarin kur duhet ta kryejë kontrollin”.

Kryeministri Edi Rama pa dhe ambientet që do të nxjerrin rezultatet e analizave të tij. Rezulton se shqiptarët kanë probleme me diabetin kryesisht dhe kapja në kohën e duhur të kësaj sëmundje i jep mundësinë ta kurojnë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!