Charlotte Church ka konfirmuar se është bërë nënë e një vajze. Këngëtarja 35-vjeçare prezantoi vogëlushen e saj gjatë podkastit Sink The Pink Pop Tart të mërkurën në mbrëmje duke thënë: “Unë do të dëshiroja t’ju prezantoja me foshnjën time të vogël.”
Ajo zbuloi se mirëpriti fëmijën e saj të tretë shtatë muaj më parë. Charlotte njoftoi se ishte shtatzënë në Mars 2020, teksa bëri me dije se po tërhiqej nga një koncert bamirësie për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Charlotte ka dhe dy fëmijë me ish partnerin e saj, Gavin Henson. Tashmë, 35-vjeçarja është martuar me Jonathan Powell, me të cilin lidhi kurorë në tetor të vitit 2017. /abcnews.al