Ylli i TikTok Charli D’Amelio ka zbuluar për herë të parë se vuan nga një çrregullim i të ngrënit. Ajo thotë se vendosi të flasë publikisht për këtë, me shpresën se do të inkurajojë të tjerët të marrin ndihmën e nevojshme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, 16-vjeçarja thotë se shpreson se “duke e shpërndarë këtë mund të ndihmoj dikë tjetër”, ndërsa tregoi një link për njerëzit se ku mund të kërkojnë ndihmë.
“Unë gjithmonë jam përpjekur të përdor zërin tim kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me imazhin e trupit, por kurrë nuk kam folur në lidhje me betejën time me çrregullimet e të ngrënit. Është kaq e vështirë ta pranoj para miqve dhe familjarëve, jo më para botës.”, tha ajo.
“Unë e di që çrregullimet e të ngrënit prekin shumë njerëz të tjerë, të cilët po luftojnë gjithashtu pas dyerve të mbylluara.”, vazhdoi Charli. xh.d/abcnews.al