“Është e rëndësishme të rrisim përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën me mjete ushtarake, por edhe me mjete politike,” tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në Samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit .
“Për herë të parë, Presidenti i Ukrainës Zelensky mori pjesë personalisht në Këshillin Europian, rreth një vit pas luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, theksoi Charles Michel .
“Ne jemi më të bashkuar se kurrë”, shtoi ai, duke shtuar se në diskutimin për Ukrainën, liderët europianë do të kenë mundësinë të diskutojnë masat dhe mjetet specifike.
Sa i përket çështjes së emigracionit që do të diskutohet edhe në Samit, Charles Michel theksoi se “është një sfidë për të gjithë ne”, e cila kërkon një përgjigje dhe koordinim europian.
Liderët europianë sot dhe ndoshta nesër do të kenë mundësinë të diskutojnë në thellësi të gjitha aspektet e vendimeve të përbashkëta, shtoi Michel.
Në fund, sa i përket çështjes së ekonomisë, presidenti i Këshillit Europian tha se liderët europianë do të kenë mundësinë të diskutojnë mënyrat e përballimit të pasojave ekonomike, pas vendimeve të SHBA-së dhe të dërgojnë një “mesazh të qartë dhe të lartë për vendosmëria jonë e përbashkët për të vepruar së bashku për të mbështetur tregun e përbashkët dhe zhvillimet e reja ekonomike në BE.
/abcnews.al