Deklaratat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, Charles Michel: Siguria globale nën kërcënim

schedule07:31 - 13 Maj, 2022

schedule 07:31 - 13 Maj, 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm.

Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel gjatë vizitës në një memorial diskutoi edhe gjendjen aktuale të sigurisë globale.

“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim,” tha ai, sipas Reuters.

“Rusia, një shtet i armatosur bërthamor po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”

Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë e ashpër e urgjencës” për të forcuar rregullat ndërkombëtare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!