Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë propozimin francez sa më shpejtë. Ky ishte mesazhi i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Shkup. Zyrtari i Brukselit nënvizoi se nëse qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovacevski i thotë po propozimit, negociatat do të hapen në mënyrë automatike.
“Për mendimin tim Maqedonia e Veriut duhet të ishte anëtarësuar që prej vitit 2020 kur vendosëm që Shkupi dhe Tirana e kanë vendin në BE. Një gjë e tillë nuk u arrit por në dhamë një zgjidhje. Nëse ju pranoni këtë propozim , pas pak ditësh do të organizojmë një takim që të miratojmë automatikisht këtë vendim. Në mënyrë automatike do të hapen negociatat. Si mik dua t’ju them se kjo mundësi është shumë e rëndësishme për ta humbur”, tha ai.
Ne mbështetje të propozimit francez doli dhe kryeministri Kovacevski, i cili ritheksoi se gjuha edhe identiteti nuk preken.
“Propozimi i Bashkimit Evropian që na ka ardhur neve, i plotëson të gjitha kërkesat tona. Ky propozim është një bazë e mirë për të realizuar dicka që kemi pritur këtu e 17 vite që kur ne miorem satusin për kandidat për në BE. Gjuha jonë ështe e qartë dhe është e njëjta me të gjithë gjuhët e tjera pa asnjë shënim apo pikësim. Ky propozim mbron historinë tonë. Nëse e parnojmë këtë do të zhvillohet seanca e parë ndërqeveritare”, tha ai.
Disa ditë më parë ishte parlamenti bullgar që miratoi propozimin francez duke hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut që kishte vendosur për çështjet e hstorisë dhe gjuhës. /abcnews.al