Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë Egjiptin të shtunën, duke bërë thirrje për mbështetje për vendin, i cili mund të mirëpresë dhjetëra mijëra palestinezë që duan të largohen nga Rripi i Gazës i shkatërruar nga lufta.
“Egjipti ka nevojë për mbështetje, ndaj le të mbështesim Egjiptin”, tha ai.
Të hënën në Tiranë, Ursula von der Leyen njoftoi se Bashkimi Europian do të hapë një korridor ajror humanitar në Rripin e Gazës, në mënyrë që banorët e tij “të mos paguajnë çmimin e brutalitetit të Hamasit”.
Michel tha se ai mbështet fuqimisht “rolin udhëheqës” të presidentit amerikan Biden, i cili shkoi në Izrael të mërkurën e kaluar dhe njoftoi se kishte siguruar bashkëpunimin e Kajros për të lejuar kalimin e rreth njëzet kamionëve me ndihma, ndërsa konfirmoi të drejtën e Izraelit për tu mbrotjur.
Ushtria izraelite dhe organizatat palestineze fajësojnë njëra-tjetrën për sulmin e përgjakshëm në spitalin Ahli të Gazës.
/abcnews.al