Chapecoense është rikthyer në ligën më të lartë të Brazilit. Klubi nga Santa Catarina siguroi ngjitjen në elitën e futbollit në vend në të njëjtën date dhe në të njëjtin stadium, që nëntë vite më parë kishte shënuar kualifikimin e në finalen e “Copa Libertadores”, një moment gëzimi që u pasua nga tragjedia që i mori jetën pothuajse të gjithë ekipin.
Në vitin 2026 do të mbushen dhjetë vjet që nga aksidenti që tronditi futbollin brazilian dhe atë botëror. Klubi, i krijuar nga bashkimi i dy ekipe amatorë kishte arritur lavdinë në vitin 2016 pasi u kualifikua nëinalen e “Libertadores”. Por gjatë rrugës për në Kolumbi, ku do të luhej një nga ndeshjet vendimtare, avioni që mbante skuadrën dhe stafin e klubit u rrëzua, duke vrarë pothuajse të gjithë në bord. 71 persona humbën jetën, ndërsa gjashtë mbijetuan, përfshirë tre lojtarë: Alan Ruschel, Jackson Follman dhe Neto. Pas asaj goditjeje të madhe, skuadra arriti të rindërtohej përballë vështirësive. Atyre iu desh të fillonin shumë gjëra nga e para, megjithatë që nga ai vit filluan një rrugë që i çoi nëpër periudha si në ligën e parë ashtu edhe në të dytën.
Kthimi i tyre në Brasileirão mbart një aluzion mistik. Ndodhi në të njëjtën datë – 23 nëntor – në të cilën ata kishin mposhtur San Lorenzon në gjysmëfinalen e “Copa Libertadores”. Po në stadiumin “Arena Condá” ku tifozët qeshën dhe qanë përsëri, klubi rifitoi vendin e tij në elitën e Brazilit pas katër vitesh.
Ndoshta ishte rastësi, ose mund të ketë fije të pashpjegueshme që lidhin një moment me njëri-tjetrin. E sigurt është se Chapecoense do të rikthehet midis më të mirëve të futbollit brazilian, kur pritet të mbushet një dekadë që nga një prej tragjedive më të mëdha të historisë së sportit.

