Channing Tatum dhe Jessie J i japin fund lidhjes për here të dytë

schedule14:40 - 4 Prill, 2020

schedule 14:40 - 4 Prill, 2020

Channing Tatum dhe Jessie J janë ndarë sërish pasi i dhanë edhe njëherë shans romancës së tyre në janar.

Ylli i filmave 39-vjeçar dhe këngëtarja 32-vjeçare patën një ndarje “miqësore” dhe “janë akoma në kontakt me njëri-tjetrin”, tha një burim për The Sun.

Aktori nuk u la vend aspak lotëve nga ndarja! Ai tashmë ka hapur një llogari në aplikacionin e lidhjeve që përdorin të famshmit, Raya, duke shkruar në bio diçka mbi të kaluarën e tij si striptist.

“Dhe po, kam qenë striptist, më falni”, shkruan ai.

Channing dhe Jessie folën në Instagram për ribashkimin e tyre në fund të janarit një muaj para se divorci i tij me Jenna Dewan të finalizohej zyrtarisht.

Ndërkohë Jenna është fejuar me aktorin Steve Kazee, me të cilin ka një djalë të sapolindur të quajtur Callum.

Përpos jetës së tij si beqar, Channing ka postuar disa pamje të ëmbla në Instagram me vajzën e tij 6-vjeçare Everly, që ka me Jenna-n./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!