UEFA ka marrë vendimin zyrtar në lidhje me vijimin e këtij sezoni në Champions League dhe Europa League. Katër skuadra janë kualifikuar në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube dhe katër të tjerat do të mësohen nga zhvillimi i ndeshjeve të kthimit të raundit të 1/8.
Sky Sport raporton se katër sfidat e prapambetura do të luhet në datë 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse: Barcelona-Napoli (1-1), Juventus-Lyon (0-1), Bayern Munchen-Chelsea (3-0) dhe Manchester City-Real Madrid (2-1).
Më pas, mes datave 15-23 gusht do të luhet Final Eight në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë. Çerekfinalet do të luhen në datat 12-15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet në 18-19 gusht. Finalja e madhe e Champions League do të zhvillohet në date 23 gusht.
Europa League do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do zhvillohen me një ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm sfidat e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse. Final Eight do të zhvillohet mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Këln. /abcnews.al