Në ndeshjen e fundit ishte në fushë, edhe pse thuajse spektator.
Tomas Strakosha bëri vetëm një pritje për të qenë në sfidën që AEK I Athinës e fitoi 5-0 në Superligën greke përballë Arisit të Selanikut, veçse diçka ndodhi më pas.
Ndoshta, portieri I kombëtares shqiptare pësoi ndonjë dëmtim në atë përballje, dhe menjëherë u vu në dyshim serioz për startin e Championsit pikërisht këtë të martë.
Në Athinë vjen kampionia e Austrisë, LASK I Lincit, që bëri histori duke eliminuar me përmbysje të bujshme Sëlltikun e Skocisë, dhe sfida nis në orën 18:45.
AEK është kampione e Greqisë në fuqi dhe në formë shumë të mirë, ndërsa mungesën e mundshme të Strakoshësh e japin mediat e kryeqytetit, që shkruajnë se gardiani kuqezi nuk mori pjesë në stëvitjen e së hënës.
Nëse ai nuk ia del, në portë do të jetë numri 2, italiani Brinjoli.
Lajmet janë të mira, ndërkaq, mbrojtësin e kombëtares, Stavro Pilo, I cili thuajse me 100 për qind të mundësive, do ta nisë nga minuta e parë sfidën e Championsit.
Futbollisti kuqezi është në formë shumë të mirë, duke qenë titullar vazhdimisht për AEK-un, e madje në duelin kundër Arisit shërbeu edhe asist për gol, ndonëse rrjeta më pas u anulua nga VAR-i për shkak të një pozicioni jashtë loje minimal.

