Serie A dhe të gjitha kampionatet elitare duhet të përfundojnë më 30 qershor. Plani është që kampionati të nisë në fillim të muajit maj, me datë 3, dhe shpresohet që deri atëherë situata të jetë përmirësuar dhe të mos ketë më të prekur me COVID-19.
Veçse për kampionatet, një zgjidhje duhet gjetur edhe për Champions League dhe Europa League. Edhe këto dy kompeticione janë në garë e sipër dhe UEFA po mendon për kalendarin dhe duhet të këshillohet edhe me klubet e ligat.
Së fundmi ka pasur një propozim që të ketë takime të Champions League dhe Europa League në fundjavë, por klubet italiane nuk janë dakord dhe duan që t’i kenë të rezervuar fundjavat për ndeshjet e kampionatit. Në këto kushte duhet gjetur një zgjidhje tjetër. /abcnews.al