Champions: Milano epiqendra, sytë edhe te Barcelona e Liverpool

schedule08:38 - 23 Tetor, 2019

schedule 08:38 - 23 Tetor, 2019

Champions League vijon garimin dhe sonte do të luhen tetë ndeshje të tjera, që pritet të ndiqen me interes nga tifozët e futbollit. Dy sfida luhen në orën 18:55, kurse pjesa tjetër në orë 21:00. Në fushë zbresin ekipe me emër, si Barcelona, Inter, Dortmund, Napoli, Liverpool, Chelsea e surpriza e vjetshme, Ajax.

GRUPI F është më i zjarrti, me ekipe si Barcelona, Borussia Dortmund dhe Inter. Këto dy të fundit përballen mes tyre në “San Siro” dhe gjermanët do të ishin “OK” edhe me një barazim, për ta lënë kualifikimin për në ndeshjen tjetër. Zikaltrit nuk kanë një lojtar si Sensi, kurse verdhezinjtë kanë udhëtuar drejt Italisë pa Alcacer dhe Reus. Transfertë për Barcelonën, që ka mundësinë të kryesoje e vetme. Slavia Prague është kundërshtari i tyre dhe me siguri Peter Olayinka po e pret me padurim këtë ndeshje.

Grupi H – Ajax ka mundësinë të hedhë një hap të rëndësishëm për kualifikimin, në rast se ia del të mposhtë londinezët e Chelsea sot. Holandezët kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërkohë që nga ana tjetër ekipi i Lampard kërkon të mos e komplikojë çështjen e kualifikimit. Valencia do mundohet të përfitojë, por nuk do ta ketë të lehtë në transfertë kundër Lille.\

Grupi E – Napoli dhe Liverpooli do tentojnë të fitojnë në transferta dhe të mendojnë të qetë për ndeshjet e kthimit. Italianët do të kenë një përballje interesante me austriakët e Salzburg, kurse “The Reds” në Belgjikë synojnë të mposhtën Genk.

GRUPI G – Gjithçka është e hapur. Zenit dhe Lyon ndajnë kreun, me nga katër pikë. RB Leipzig do tentojë të shfrytëzojë faktorin fushë ndaj rusëve dhe minimalisht të ngjitet në vendin e dytë. Në garë mund të futet edhe Benfica, që pret më shtëpi francezët e Lyon. Portugezët i kanë humbur dy ndeshjet e para dhe duan të bëjnë kthesën.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
E mërkurë, më 23 tetor 2019, ora 18:55

Ajax-Chelsea
RB Lejpzig-Zenit

E mërkurë, më 23 tetor 2019, ora 21:00
Benfica-Lyon
Genk-Liverpool
Inter-Borussia Dortmund
Lille-Valencia
Salzburg-Napoli
Slavia Prague-Barcelona

/abcnews.al