Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës së Champions League për raundin e 1/16.
E gjithë vëmendja sot është te sfida mes Dortmund dhe Chelsea e cila do të luhet në orën 21:00. Dortmund ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, ku në pesë përballjet e fundit në Bundesliga ka arritur t’i fitojë të gjitha. Aktualisht, gjermanët ndodhen në vendin e tretë në ligën e tyre me 40 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Bayern Munich.
Nga ana tjetër, Chelsea ka shpenzuar milionat në merkato për të krijuar një ekip të fortë, por ende po ngjitet në rënditje. Anglezët ndodhen në vendin e 10-të të rënditjes në Premier League me 31 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit në ligën e tyre, kanë marrë 1 humbje, 1 fitore dhe 3 barazime radhazi së fundmi.
Mungesat janë të konsiderueshme nga të dyja skuadrat, por më shumë spikat Chelsea. “Blutë” e Londrës kanë plot 8 mungesa të rëndësishme. Aubameyang, Badiashile, Armando Broja, Kante, Madueke, Mendy, Pulisic dhe Sterling janë yjet e ekipit të cilët nuk janë të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme.
Sfida tjetër është ajo mes Club Brugge dhe Benfikës, e cila gjithashtu do të luhet në orën 21:00./ h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme: