Champions League/ “Thatësirë” në “Olimpico” e “Parc des Princes”, pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

schedule21:56 - 14 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 14 Shkurt, 2024

Në “letër” ishin përballje që premtonin shumë më shumë se çka po dhurohet në fushën e blertë. Të dyja sfidat e mbrëmjes, në Champions League, si ajo e “Stadio Olimpico”, mes “Shqiponjave” të Lazio e “Bavarezëve” të Bayern Munich, ashtu edhe ajo e “Parc des Princes”, mes “Kuqebluve”, të Paris Saint-Germain dhe “Baskëve”, të Real Sociedad.

Në “mitikun” e kryqetetit italian është “folur” gjermanisht përgjatë gjithë 45 minutave të pjesës së parë, me djemtë e teknikut, Thomas Tuchel, që kanë sulmuar goxha portën e Provedel, me Kane, Sane e Musiala. Shqetësues për gjermanët pritet të jetë Joshua Kimmich, me “shkatërruesin” e mesfushës, i cili me përfundimin e pjesës së parë u shtri në fushë duke lotuar dhe nuk dihet nëse do të ta vazhdojë sfidën apo jo.

Ndërsa, në krahun tjetër, “Shqiponjat” e Lazio mbahen mirë, me “Të Kaltërit” që po tregojnë performancë dinjitoze ndaj kampionëve në fuqi të Bundesliga.

Ndërkaq, ndryshe duket situata në “Parc des Princes”, aty ku skuadrat kanë luajtur “ping-pong”, përgjatë pjesës së parë e më shumë “luftë” është bërë në repartin e mesfushës, ku fitimtarë kanë dalë “Baskët”, të cilët patën jo pak raste për të ndëshkuar “parisienët”. Mirë për ta që në fushë është Donnarumma!

Në radhët e “gjigantëve” të PSG rastet e vetëm të rrezikshme erdhën nga Kylian Mbappe e Ousmane Dembele, me këtë të fundit, që pati rastin më të rrezikshëm, por goditja e tij thjesht sa kaloi ngjitur me shtyllën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!