Champions League do të rinisë në muajin gusht. Katër skuadra janë kualifikuar në çerekfinale, ndërsa duhet të mësohen edhe katër skuadrat e tjera. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, pritet të marrë formën e Botërori ose Evropiani, pasi ky sezon do të mbyllet brenda një muaji.
Përveç postit që mban si president i FSHF-së, Armand Duka është njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i futbollit shqiptar ka zbuluar për TMW një detaj rreth vijimit të këtij sezoni në Champions League.
“Po flitet për fundin e gushtit si datë për zhvillimin e ndeshjeve të Champions League. Në fillim duhet të përfundojnë ndeshjet e kthimit që nuk janë mbyllur ende, pastaj faza e çerekfinale e më tëj mund të luhet me tek ndeshje.
Format i ri? Nuk po diskutohet diçka e tillë për momentin. Të gjithë besojnë në mundësin e mbylljes së këtij sezoni dhe te rifillimi normal i sezonit të ardhshëm”, deklaron Armand Duka. /abcnews.al

