Champions League/ Real fiton me “vuajtje” ndaj Stuttgart, Sporting Lisbon mund pastër Zhegrovën me shokë

schedule23:12 - 17 Shtator, 2024

schedule 23:12 - 17 Shtator, 2024

Nuk mund të kishte nisje më spektakolare për formatin e ri të UEFA Champions League, se nata e parë e këtij edicioni.

Pas fitoreve të madhe, të Juventus, Aston Villa, Liverpool e Bayern Munich një triumf të madh kanë arritur edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët kanë kaluar me rezultatin e thellë, 3-1, gjermanët e Stuttgart, në një përballje jo pak të luftuar.

Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe braziliani Endrick dërguan nga një topin në rrjetë, duke çliruar jo pak “Galaktikët” e tyre, të cilët vuajtën goxha ndaj gjermanëve, të cilët nuk u dorëzuan asnjë moment, madje arritën edhe barazimin me “bomberin” gjerman, Deniz Undav, në minutën e 68’-të, por më kot pasi 3 pikët në fund shkuan për “Los Blancos”.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, skuadra e Sporting Lisbon ka kaluar lehtësisht francezët e Lille, teksa i mundën me rezultatin e pastër 2-0.

Për djemtë e teknikut Ruben Amorim rrugën e rrjetës e gjetën “bomberi” suedez, Viktor Gyokeres dhe “shtatlarti” i mbrojtjes, Zeno Debast. Portugezët u ndihmuan edhe nga dalja me kartonin e kuq të anglezit, Angelo Gomes, i cili la francezët me 10 lojtarë, për më shumë se 50 minuta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!