Mbrëmjen e së martë, që sapo lamë pas u përcaktuan Bayern Munich e Paris Saint-Germain, si dy skuadrat e para çerekfinaliste, të UEFA Champions League, me “Bavarezët”, që përmbysën gjithçka ndaj Lazio, duke i mundur këta të fundit, në “Allianz Arena”, me rezultatin e thellë, 3 me 0, ndërsa francezët mundën me rezultatin e ngushtë 1 me 2, “Baskët” në “Reale Arena”, për të “vulosur” kualifikimin, me rezultatin e përgjithshëm, 4 me 1.
Pas këtyre dy sfidave spektakolare, mbrëmjen e kësaj të mërkure pritet të kualifikohen edhe dy emrat të tjerë, të futbollit evropian, për në fazën e ardhshme, të UEFA Champions League, me “Galaktikët” e Real Madrid dhe “Qytetarët” e Manchester City, që janë vetëm 90 minuta larg sigurimit të një vendi të mëtejshëm, në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, në Evropës.
Kështu, në “Santiago Bernabeu”, 14 herë fituesit e “Veshëllapushes” presin “Demat” gjermanë, të RB Leipzig, me sfidën e parë, të luajtur, në Gjermani, e cila përfundoi me fitoren minimale, 0 me 1, të spanjollëve falë golit spektakolar, të “fantazistit”, Brahim Diaz, në fillimin e pjesës së dytë dhe tashmë kërkojnë më shumë.
Sa i përket mungesave, “Glaktikët” vijojnë të mbeten pa dy liderët e qendërmbrojtjes, David Alaba e Eder Militao, si dhe “gardiani”, Thibaut Courtois, megjithatë këto mungesa tashmë nuk ndihen, me teknikun, Carlo Ancelotti, që duket se e ka gjetur zgjidhjen perfekte dhe duket se mbrëmjen e kësaj të mërkure do të sigurojë një tjetër çerekfinale të UEFA Champions League.
Në krahun tjetër, “Qytetarët” e Manchester City presin në “Etihad Stadium”, “gjigantët” danezë, të Copenhagen, me sfidën e parë, të luajtur në “Parken Stadium”, e cila përfundoi me rezultatin e thellë, 1 me 3, në favor të djemve të teknikut, Pep Guardiola, me Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Phil Foden, që nxorrën “të pavleshëm” golin e Magnus Mattsson, për të qëndruar vetëm 90 minuta larg kualifikimit.
Ndryshe nga “mitiku” spanjoll i “Santiago Bernabeu”, ku pritet një fitore e madhe, në “Etihad” pritet thjesht kalimi për në fazën tjetër i “Qytetarëve”, me këta të fundit, që kërkojnë të ruajnë jo pak energjitë, kjo për shkak se në fundjavë do të përballen me “Të Kuqtë” e Liverrpool, në “Anfield Road”, sfidë kjo tejet e vlefshme për “garën” e këtij viti, për titullin kampion, në Premier Leauge. /i.m /abcnews.al