Dikur luanin së bashku në finalen e UEFA Champions League, ama tani situata është komplet tjetër.
Dy “gjigantët” e futbollit evropian Liverpool e Real Madrid do të përplasin edhe njëherë “brirët” në arenën evropiane, me “Të Kuqtë” anglezë që do të presin në mitikun “Anfield”, “mbretërit” e këtij kompeticioni, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë në Champions.
Sa i përket formacioneve, tekniku Arne Slot i ka rreshtuar të tijët me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku porta i është besuar si zakonisht irlandezit Kelleher. Në krahët e mbrojtjes jaën Bradley e Robertson, me qendrën që mbulohet nga Konate e Van Dijk. Në mesfushë janë Jones, Gravenbech e Mac Allister, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Luis Diaz, Darëin Nunez e “faraoni” Mohamed Salah.
Në krahun tjetër, edhe italiani Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “Galaktikët” me formacionin 4-3-3, ku në portë vendoset belgu Courtois. Në krahët e mbrojtjes jaën Valverde e Mendy, ndërsa në qendër pozicionohen Rudiger dhe Asencio. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Bellingham-Camavinga-Modra, ndërsa Brahim Diaz, Arda Guler e Kylian Mbappe plotësojnë repartin e sulmit.
Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes, Juventus do të kërkojë pikë në transfertën e Aston Villa, ndërsa Lille e Edon Zhegrovës do të përballët me “Emiljanët” e Bologna. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Liverpool – Real Madrid
Bologna – Lille
Aston Villa – Juventus