“Champions League” në shah, Magnus Carlsen vjen në Shqipëri

schedule16:27 - 17 Gusht, 2023

schedule 16:27 - 17 Gusht, 2023

Numri 1 i shahut në botë, Magnus Carlsen do të luajë në Kupën Evropiane të Klubeve në Durrës. Lojtari më i mirë aktual në botë, 5 herë kampion bote në shah, 4 herë kampion bote në shahun e shpejtë dhe 6 herë kampion bote në shah në Blitz, do të luajë për ekipin e Klubit Offerspill.

Muaji shtator sjell në Shqipëri Kampionatin e Klubeve Europiane të Shahut. Federata Shqiptare e Shahut bashkë me Federatën Euopiane Shahut, do të organizojnë atë që, ndryshe cilësohet edhe si “Champions League”-a e shahut.

Do të jenë prezente klubet më të mira dhe pa dyshim, të gjithë shahistët më të mirë në botë, aktualisht, bashkë me Magnus Carlsen, kampioni aktual i botës, më i mirënjohuri jo vetëm në arenën e shahut, por në atë botërore të sportit.

Tirana dhe Durrësi, për herë të parë shënojnë ngjarjen më të rëndësishme të shahut. Kampionati Europian për meshkuj dhe femra, çel siparin në Durrës më 30 shtator, deri më 8 tetor 2023. Aktiviteti më i rëndësishëm i shahut, do ta kthejnë Durrësin dhe Tiranën, në arenën e Kampionatit Europian të klubeve të shahut, për meshkuj dhe femra.

Kampionati, i 45-ti për meshkuj dhe i 38-ti për femra, pritet të ndiqet nga rreth 100 milionë shikues në mbarë botën. Ndërkohë, arrin rekord numri i klubeve të regjistruara. Eventi që starton në bregdetin shqiptar, shënon deri më tani, mbi 100 ekipe të regjistruara!

Rreth 1,000 vetë vijnë në Shqipëri dhe thuajse 97-98% e tyre, e vizitojnë Shqipërinë, për herë të parë. Pa dyshim, është eventi më i madh europian i shahut, si edhe nga më të mëdhenjtë e Federatës Botërore të Shahut.

Ky event madhështor, do të mbledhë klubet më të mira dhe pa dyshim, të gjithë shahistët më të mirë në botë aktualisht, sikur edhe Magnus Carlsen, kampioni aktual i botës, më i mirënjohuri jo vetëm në arenën e shahut, por në atë botërore të sportit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!