Champions League/ “Luftë” në “Metropolitano”, publikohen formacionet e sfidës Atletico Madrid-Inter

schedule19:56 - 13 Mars, 2024

schedule 19:56 - 13 Mars, 2024

Mund të quhet padyshim përballja më e nxehtë e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me  “Zikaltërit” e Inter, të avantazhuar nga një gol i “bomberit” austriak, Marko Arnautovic do të kërkojnë çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, ndaj “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, në arenën e “Metropolitano”.

Sa i përket formacioneve, tekëniku, Diego Simeone i ka rreshtuar “Bardhekuqtë” e tij, me formulën e zakonshme,5-3-2, ku në portë si zakonisht është vendosur “gardiani”, Jan Oblak. Nw krahwt e mbrojtjes janw Lino e Molina, me qendrwn qw mbulohet nga Hermoso, Witsel e Savic. Nw mesfushws vendosen De Paul, Koke e Llorente, me sulmin qw pwrbwhet nga “yjet” Antoine Griezmann e Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, strategu italian, Simone Inzaghi i kundërpërgjigjet, me 3-5-2, ku në portë nuk mund të mungojë “helveti”, Yann Sommer. Përballë tij në mbrojtje pritet të rreshtohen, Pavard, De Vrij e Bastoni, ku nga krahët në mesfushë do të ndihmojnë, Dumfries e Dimarco. Loja do të “dirigjohet” nga tre të përhershmit, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan e Hakan Calhanoglu, me sulmin që udhëhiqet nga “ylli” francez, Marcus Thuram dhe kapiteni “El Toro” Martinez. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: