Këtë sezon janë me të vërtetë të pandalshëm dhe njëri prej “yjeve” të tyre po shkëlqen më shumë se të gjithë.
“Faraoni” egjiptian Mohamed Salah ka marrë sërish përdore “Të Kuqtë” e Liverpool duek regjistruar fitoren e radhës për djemtë e teknikut Arne Slot, këtë herë në elitën e futbollit evropian, Champions League, ku triumfuan 1-0 në transfertën e Girona, në sfidën e vlefshme për xhiron e 6-të të fazës ligë së këtij kompeticioni.
Heroi absolut sicc mund të kuptohet ishte “ylli” egjiptian i sulmit, i cili përktheu më së miri në gol një 11-metërsh të akorduar në minutën e 63’-të, duke i dhuruar skuadrës statistika perfekte në Champions, me të gjitha sfidat të fituara.
Ndërkaq, në përballjen tjetër të pasdites Dinamo Zagreb barazoi 0-0 me Celtic. /i.m /abcnews.al