“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur të krijojnë një ekip fantastik, me lojtarë të shpejtë e krijues që janë të prirur të “shtangin” kundërshtarin me sulmet e tyre shpërthyese e ndër këta lojtarë është dhe “tulipani” hollandez, Donyell Malen.
Vetëm 24-vjeçar, Malen sapo përfundoi sezonin e tij të 2-të te Dortmund, ku në 35 performancat e zhvilluara këtë sezon ka arritur të gjejë 10 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar 7 herë për shokët e tij të skuadrës.
Këto performanca e kanë vënë hollandezin në “radarët” e shumë ekipeve evropiane, ku ndër ta janë dhe “shqiponjat” e Lazio, me tekniku Maurizio Sarri që e pëlqen shumë hollandezin 24-vjeçar dhe sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, “bardhekaltërit” do të “hidhen” në sulm për Malen gjatë merkatos së verës. /i.m /abcnews.al