Pavarësisht se arritën vetëm barazimin, në një përballje ku lehtësisht mund të kishin kapur një fitore të vyer në kualifikueset e Champions League, disa fjalë i tha dhe asistuesi i golit të dytë, kapiteni Valentino Murataj.
Për mediat, Murataj tha se triumfet në Champions League ka një simbolikë të veçantë dhe se lojtarin më të mirë të kundërshtarëve e bllokoi mrekullisht Hadroj.
“Patëm shumë shanse sot. Champions League ka një specifikë të veçantë, asnjë skuadër nuk është e lehtë. Lojtarin më të rrezikshëm të atyre e bllokoi Hadroj”,- u shpreh kapiteni dhe asistuesi i golit të Partizanit. /i.m /abcnews.al