Champions League | Juventusi e Barcelona me fat, shorti rezervon një përballje titanësh

schedule12:21 - 16 December, 2019

schedule12:21 - 16 December, 2019

Shorti i Champions League është hedhur dhe janë mësuar çiftet që do të përballen në fazën e 1/16-ve. Borussia Drotmund ka peshkuar PSG, për të kaluar më pas te rivali i Real Madrid. Goglat i rezervuan madrilenëve skuadrën e Manchester City. Radha ishte e Atalantës, që ka një short të mirë me Valencian. Atletico Madrid ishte pa fat, pasi gjen skuadrën e Liverpool në raundin tjetër. Londinezët e Chelsea ndeshen me bavarezët e Bayern Munchen. Lyon ka një mision të vështirë me Juventusin. Tottenham gjen Leipzig, kurse Barcelona me Napolin.

ÇFARË DIHEJ – Rregullorja sqaronte se skuadrat nga i njëjti kampionat nuk mund të përballeshin mes tyre në këtë fazë të Champions League, sikurse edhe nuk do të kishte sfida mes ekipeve që kishin qenë në grup këtë edicion.

Gjithashtu e përcaktuar me rregullore ishte që ekipet e vazos së parë do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e kthimit, që janë programuar të zhvillohen më 10, 11, 17 dhe 18 mars. Takimet e para luhen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt. Ndeshjet nisin si zakonisht prej orës 21:00. Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet hidhet më 20 mars. Finalja zhvillohet në Stamboll.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS LEAGUE
VAZO 1: Barcelona (Spanjë: Grupi F), Bayern Munchen (Gjermani: Grupi B), Juventus (Itali: Grupi D), Leipzig (Gjermani: Grupi G), Liverpool (Angli: Grupi E), Manchester City (Angli: Grupi C), Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A). Valencia (Spanjë: Grupi H)

VAZO 2: Atalanta (Itali: Grupi C), Atletico Madrid (Spanjë: Grupi D), Chelsea (Angli: Grupi H), Dortmund (Gjermani: Grupi F), Lyon (Francë: Grupi G), Napoli (Itali: Grupi E), Real Madrid (Spanjë: Grupi A), Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B). /abcnews.al