Champions i shahut në Shqipëri/ Pjesëmarrës 110 skuadra me qindra nga sportistët më të mirë

schedule15:02 - 30 Shtator, 2023

schedule 15:02 - 30 Shtator, 2023

Një ngjarje vërtet e madhe. Edhe në shah ekziston një Champions, ashtu si në futboll, basketboll apo volejboll, dhe konkurrimi më I madh I klubeve në këtë sport do të nisë sot në Shqipëri.

Federata Shqiptare e Shahut ka marrë të drejtën e organizimit të aktivitetit më të madh të klubeve në botë, dhe sot në orëe 20:00 do të jetë ceremonia e hapjes në Durrës.

Në Kupën e Kampionëve do të marrin pjesë 110 skuadra, që është një rekord I ri europian, e që do të kenë në përbërje qindra shahistë.

Në Shqipëri do të jenë edhe tre nga yjet më të mëdhenj të këtij sporti, pesë herë kampioni I botës norvegjezi Magnus Karles, gjithashtu pesë herë kampioni I botës indiani Anand si dhe numri 11 I botës, Riçard Raport.

Tek femrat do të jenë kampionet e botës në çift, Marija e Ana Muziçik, apo kampionia e botës, gjeorgjiania Nana Xhagidze.

Championsi do të ketë 7 raunde, e do të vazhdojë deri në 7 tetor, dhe bëhet fjalë për edicionin e 38-të për meshkuj e të 27-të për femra.

Shqipëria merr pjesë në Kupën e Kampionëve me tri skuadra, ku më e forta është Teuta e Durrësit, në radhët e së cilës bën pjesë edhe kampionia e Europës për moshën deri 14 vjeç, Kler Caku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!