ZVICËR- Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Champions League, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Shorti rezervoi përballje “derbi”, si Real Madrid-Atletico Madrid
Goglat u treguan bujare me Barcelonën, e cila do të sfidojë Benficën.
Po ashtu, përballje interesante do jetë sida mes Bayern Munchen dhe Bayern Leverkusen.
Përveç Barcelonës, shorti ua lehtësoi punën ekipeve si Inter dhe Arsenal, të cilat do kenë kundërshtarë modest, të paktën në letër.
Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve:
Club Brugge – Aston Villa
Borussia Dortmund – Lille
Real Madrid – Atletico Madrid
Bayern Munchen – Bayer Leverkusen
PSV Eindhoven – Arsenal
Feyenoord – Inter
Paris Saint-Germain – Liverpool
Benfica – Barcelona/abcnews.al


