E pamundur të shkonte më mirë. Edhe pse Mançester Siti ngriti “flamurin e bardhë” këtë mesjavë, sërish skuadrat nga Premier Liga angleze konfirmuan dominimin.
Champions, një konkurrim europian I klubeve, po kthehet në një çështje thuajse private ishullore, përfshi edhe disa gjigandë si Bajern, Real apo Paris SG.
Tre ekipe nga “Albioni krenar” fituan mbrëmjen e fundit, Liverpuli, Njukasëlli e Çelsi. Një ditë më parë, lojën e kishte hapur Arsenali.
Të kuqtë nuk është se e patën të lehtë të Marsejë, përkundrazi, veçse kthyen gjithçka në favorin e tyre në fund të pjesës së parë kur Soboslai shënoi shumë bukur.
Pas pushimit erdhi një autogol dhe rrjeta në fund fare nga sulmuesi Gakpo. Ndonëse skuadra e trajnerit Slot mbetet në krizë në ligën vendase, në Champions po shkëlqen.
Çelsi e pati shumë më malore, edhe pse luante në “Stemford Brixh”. Pafosi nga Qipro e mundoi shumë, megjithë epërsinë vendase, dhe u desh një gol i vetëm nga Moises Kaisedo 12’ para fundit që të merreshin tri pikët.
Kjo mjaftoi që Blutë e Londrës të jenë në zonën e kualifikimit direkt për në të tetat e finaleve. Më spektakolar Njukasëlli, që ka potencial të madh edhe pse jo përvojë.
Të mbiquajturit “laraskat” shkatërruan në fushën e tyre PSV Ajndhovenit. Holandezët nuk patën shanse këtë herë. Uisa që në 8’ dhe Gordon në 30’ thuajse e mbyllën sfidën që në fillim, dhe Barns shënoi në 65’.
Arsenal kryeson renditjen e Championsit me pikë të plota, Liverpul është I katërti me 15 pikë sa Reali, Njukasëlli e Çelsi kanë nga 13 pikë dhe janë në 8 të parat, madje edhe Mançester Siti ka shpresë kualifikimi direkte, ose të paktën nga plej ofi./abcnews.al


