Champions/ Fitojnë “gjigantët” e Anglisë, Zhegrova “magjik” në Madrid, Inter “vuan” në triumfin zviceran

schedule22:58 - 23 Tetor, 2024

schedule 22:58 - 23 Tetor, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare.

Kanë përfunduar përballjet e mbrëmjes së kësaj të mërkure dhe të fundit, të vlefshme për xhiron e tretë të fazës ligë të UEFA Champions League, me favoritët që nuk mund të thuhet se kanë zhgënjyer, duke arritur fitore të rëndësishme.

Kështu, “gjigantët” e Premier League, Manchester Ciry e Liverpool arritën triumfe të rëndësishme, me “Qytetarët” e Pep Guardiola, që kanë mungur 5-0 çekēt e Sparta Prague pas golave të Phil Foden, John Stones, Matheus Nunes e Erling Haaland, me këtë të fundit që realizoi një dopietë, ndërsa një gol i Darwin Nunez mjaftoi për t’i dhënë fitoren “Të Kuqve” të Arne Slot ndaj RB Leipzig, në transfertën e vështirë gjermane.

Performancë magjike dhuroi edhe “ylli” i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e parë në “Metropoliatano”, në përmbysjen e madhe të Lille, ndaj “gjigantëve” të tjerë të Madridit, Atletico, ku padyshim u ndihmua edhe nga dopieta e “bomberit” kanadez, Jonathan David, ndërsa për spanjollët golin e vetëm e shënoi argjentinasi, Julian Alvarez.

Fitore të rëndësishme arritën “Zikaltërit” e Inter, me djemtë e teknikut Simone Inzaghi, që u mjaftuan me golin e Marcus Thuram në transfertën e vështirë të Young Boys.

Ndërkaq, në përballje të tjera, Feyenoord mundi me rezultatin 3-1 “Shqiponjat” e Benfica, ndërsa Dinamo Zagreb triumfoi 2-0 në transfertën e RB Salzburg. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!