Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Champions, finale të parakohshme/ Hidhet shorti, në 1/8 luhen Real-City dhe Paris SG-Chelsea

schedule15:15 - 27 Shkurt, 2026

schedule 15:15 - 27 Shkurt, 2026

Champions League do të kthehet për fazën e 1/8 me përballje të mëdha, pse jo me “finale të parakoshme” të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës nuk I fali aspak disa prej favoritëve të mëdhenj, duke i vendosur ata shumë shpejt përpara testeve të forcës.

Real Madrid gjen në rrugën e tij Manchester City, një sfidë mes dy pretendentëve të mëdhenj të përhershëm në Champions League. Përballjet mes tyre në të shkuarën janë në ekuilibër të plotë, megjithëse në të fundit më të mirën ka marrë skuadra e Pep Guardiolës, që në edicionin e shkuar nxorri jashtë madrilenët që në fazën e play off.



Në të njëjtin nivel është edhe sfida tjetër dyshe në 1/8 e Champions mes kampionëve në fuqi të Paris SG dhe Chelsea. Francezët kërkojnë të vazhdojnë rrugën drejt mbrojtjes së trofeut, por kanë edhe një mision për hakmarrje ndaj Blive të Londrës që i shkaktuan atë humbje të thellë në finalen e “Botërorit për Klube” verën e shkuar.

Më me fat ishinb në short pretendentët e tjerë të këtij edicioni në Champions. Bajern Munich do luajë kundër Atalantës, Arsenal përballet me Bajer Leverkusen, ndërsa Barcelona gjen në rrugën e saj Njukasëll.

Ndeshjet e tjera në 1/8 e Champions janë Galatasaray-Liverpool, Atletico Madrid-Tottenham dhe Bodo/Glimt-Sporting Lisbona. Ndeshjet e vajtjes në raundin tjetër të turneut do të luhen më 10-11 mars, ndërsa ato të kthimit më 17-18 mars.

Ndërkohë, shorti ka përcaktuar edhe rrugën e të gjitha skuadrave deri në finalen e Budapestit. Në këtë mënyrë, pas fazës së 1/8 edhe çerekfinalet parashikojnë sfida të tjera të mëdha dhe të tjera finale të parakoshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!