Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Champions, eliminohet Drita/ Skuadra nga Kosova u mund përsëri nga FC Kopenhagen

schedule12:51 - 30 Korrik, 2025

schedule 12:51 - 30 Korrik, 2025

Pengesa ishte vërtet e madhe. Kampionia e Danimarkës është gjithmonë një skuadër mjaft serioze, edhe kur quhet Brondbi, edhe kur është FC Kopenhageni, dhe kampionia e Kosovës nuk mundi që ta kalonte.

Ishte pikërisht FC Kopenhageni që kaloi në raundin e tretë të Championsit, pas fitores së dytë ndaj Dritës së Gjilanit, në dy ndeshje të turit të dytë.

Sukses 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, pasi impianti në Gjilan nuk I plotësonte standardet e kërkuara nga UEFA. Përballja në kryqytetin e Kosovës ishte e fortë dhe “dardanët” u kushtëzuan nga përjashtimi me karton të kuq I Liridon Balajt që në minutën e 27-të.

Andreas Kornelius shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, në 42’, dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Drita nuk është se luajti keq, pavarësisht inferioritetit numerik, duke bërë të njëjtin numër gjuajtjesh, edhe pse topi u zotërua vazhdimisht nga danezët.

FC Kopenhagen kishte fituar 2-0 edhe para një javë në fushën e tij. Skuadra nga Kosova do të vazhdojë rrugën në Europë në Ligën e Konferencës, dhe në raundin e tretë do të ndeshet me fituesin e çiftit Shkëndija e Tetovës-Steaua.

Imazhi I ndeshjes u njollos jo pak nga përleshje të tifozëve përpara ndeshjes, ndërsa dy grupimet u ndeshën me njëri-tjetrin në Prishtinë. Rreth 200 tifozë danezë kishin udhëtuar drejt Kosovës.

Konflikti shkaktoi disa të plagosur dhe disa arrestime nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!