Champions League do të spostohet në Portugali dhe sot pritet që të vijë zyrtarizimi. Fillimisht do të luhen takimet e mbetura të raundit të 16-ve, më 7 dhe 8 gusht. Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munich-Chelsea janë në program, pastaj do të ketë “Final 8”.
CCerekfinalet do të zhvillohen me një takim më 12 dhe 15 gusht, në Lisbonë. Stadiumet “Da Luz” dhe Alvalade” do të hapin dyert, ndërkohë që plani për gjysmëfinalet është të luhen me 18 dhe 19 gusht. Finalja e madhe pritet të zhvillohet me 23 gusht.
Në një vend do të luhen edhe takimet e mbetura të Europa League. Gjermania është përzgjedhur dhe Inter-Getafe e Sevilla-Roma do të luhen me tek takim, kurse ekipet e tjera do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit. Formula në vijim është si e Champions League, me çerekfinalet dhe gjysmëfinalet që do të luhen me tek takim, për të mbërritur te finalja më 21 gusht. /abcnews.al