Vitet e fundit ishim mësuar ndryshe. Gjithsesi, suksesin duhet të dish ta mbash dhe klubet e Serisë A nuk e patën të lehtë me formatin e ri të Championsit.
Vetëm Interi arriti kualifikimi direkt për në raundin e dytë, në të tetat e finaleve, duke I kursyer vetes lodhjen e plej ofit.
Kapiteni Lautaro Martinez konfirmoi momentin e madh, madje më shumë sesa duhej, pasi shënoi të tre golat në suksesin 3-0 kundër Monakos në “San Siro”.
Dështimi “i kaltër” ka dy emra.
Së pari, Milani, për të cilin nuk pritej aspak që të mposhtej në fushën e një skuadre që për nivelin e Championsit quhet modeste.
Po ashtu Juventusi, dhe në shortin e plej ofit pritet një derbi mes këtyre dy ekipeve.
Dinamo e Zagrebit triumfoi 2-1 në stadiumin “Maksimir”, me Arbër Hoxhën për fat të keq në stol.
Goli nga Pulishiç nuk mjaftoi dhe kuqezinjtë do të luajnë në plej of, ndonëse për fat të mirë do të jenë në pjesën e sipërme, pra më të favorizuar për shortin.
Edhe më keq Juventusi. “Zonja e Vjetër” pati nevojë për fitore që të synonte kualifikimin automatik, veçse nuk mori dot as pikën.
Benfika triumfoi në Torino 2-0 me golat e shënuar nga Pavlidis dhe Këkçy, secili nga një pjesë loje, dhe “zebrat” do të jenë në gjysmën e poshtme të shortit të plej ofit.
Atalanta nuk mund të thuhet se dështoi me barazimin 2-2 në Barcelonë.
Bergamaskët patën nevojë për fitore, veçse kjo nuk është e lehtë në Katalonjë, dhe për më tepër nuk janë emra aq të mëdhenj dhe me aq përvojë sa Milani apo Juvja.
Vendi I 9-të në Championsin e ri duket pozitiv, dhe në shortin e plej ofit skuadra e trajnerit Gasperini është në pozita të mira.