Sfidë prestigji, por edhe anti-krizë për Juventus dhe Manchester City që do të përballen mes tyre në Champions League.
Ndeshja që do të luhet në “Allianz Stadium” do të vendosë shumë për dy skuadrat në këtë turne, pasi për momentin ndodhen poshtë në zonën e play-of të tabelës së renditjes.
Si Juventus, ashtu edhe Manchester City kanë grumbulluar vetëm tetë pikë në pesë ndeshjet e para, duke zhgënjyer pritshmëritë.
Po ashtu, si “Zonja e Vjetër”, ashtu edhe kampionët anglezë vijnë në këtë përballje direkte pas një momenti aspak të mirë edhe në ligat respektive.
Juventus ka në krahun e tij faktorin fushë, por Thiago Motta duhet t’I bëjë llogaritë me shumë mungesa. Bremer, Kabal, Milik e Gonzales janë jashtë, ndërsa në dyshim me probleme fizike mbeten Mekkeni dhe Dagllas Luiz.
Nuk është më mirë në këtë aspekt as Pep Guardiola.
Kundër Juventus, të sigurta janë mungesat e Rodri e Ake, ndërsa Foden, Akanzhi dhe Stons nuk janë në formën më të mirë.
Një tjetër përballje e rëndësishme në mbrëmjen e Champions është ajo mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës.
Skuadra “blaugrana” ka humbur shkëlqimin në javët e fundit, ndërsa transferta gjermane mund t’I shërbejë Hansi Flick dhe të besuarve të tij si një pikë kthese.
Ndërkohë, Milan ka në dorë një mundësi të mirë për të ruajtur serinë pozitive në Champions.
Skuadra kuqezi do të presë në “San Siro” Crvena Zvezda, ndërsa një fitore do të rriste ndjeshëm kuotat e “Djallit” në objektivin për një vend në zonën e kualifikimit direkt në tabelën e renditjes. /abcnews.al