Challandes zgjedh, njihuni me formacionin zyrtar të Kosovës

schedule19:35 - 14 Nëntor, 2019

schedule 19:35 - 14 Nëntor, 2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka zgjedhur 11 futbollistët titullar për sfidën ndaj Çekisë. Mungesa më e madhe është padiskutim ajo e Vedat Muriqit, me bomberin që është zëvendësuar nga Nuhiu.

Rashica dhe Hadërgjonaj do të luajnë nga krahët, ndërsa Celina pas bomberit Nuhiu. Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Kololli do të rreshtohen në mbrojtje, ndërsa para tyre Berisha dhe Rashkaj. Mes shtyllave, do të jetë si gjithmonë gardiani Muric.

E enjte, më 14 nëntor 2019, 20:45
Stadiumi “Štruncovy Sady”, Plzen

ÇEKI-KOSOVË 

Çekia: Vaclik, Celustka, Brabec, Coufral, Darida, Kremencik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril, Kral. Trajner: J. Silhavy

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Celina, Rashica, Nuhiu. Trajner: B. Challandes

Gjyqtarë: Gianluca Roçhi, Filippo Meli, Ciro Carbone, Massimiliano Irrati (ITA)

/abcnews.al