Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës kundër Maqedonisë, më e rëndësishmja në historinë e përfaqësueses dardane. Mes të tjerash, numri një i pankinës u shpreh: “Dy vite e gjysmë më parë, në takimin e parë me ekipin, kemi folur rreth një ndeshjeje të tillë, jo si objektiv për t’u arritur apo objektiv, por si një ëndërr e cila tashmë edhe është arritur.
Tani ka ardhur momenti kur ëndrren mund ta prekim, kemi disa probleme dhe nuk jemi në situaten perfekte, por Kosova si Kombëtare e futbollit, por edhe si shtet, ka treguar se di si t’i kalojë situatat e vështira.
Unë mund të shpjegoj se çfarë ka ndodhur, por jo edhe ta kuptoj. Ne si Federatë kemi provuar në mes FIFA-së, UEFA- së, Federatës Italiane, Napolit, por në fund nuk ka qenë e mundur. Nuk mund ta kuptoj se pse nga i njejti shtet, nga një ekip që ka dukshëm më shumë raste pozitive se sa Napoli, është lejuar dhe ka ardhur një lojtar (Goran Pandev)”- tha Challandes./abcnews.al