Challandes: E dimë forcën tonë! Statujë për mua? Pse jo…

schedule19:20 - 13 Nëntor, 2019

schedule 19:20 - 13 Nëntor, 2019

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ishte sot i pranishëm në konferencë për shtyp para sfidës shumë të rëndësishme përballë Çekisë. Tekniku i “Dardanëve”, në fjalën e tij, u shpreh:

“Në këtë ndeshje, nuk do të jetë më e rëndësishme sistemi se di do të luajmë, por do të jetë diçka tjetër. E pamundur të jap një përgjigje se kush do të luajë në vend të Muriqit. Nuk është puna ime të komentoj se çfarë thojnë njerëzit, trajnerët ose futbollistët e Çekisë.

Ne e dimë saktësisht kush jemi, e dimë saktësisht kush është Çekia. Ne e vlerësojmë shumë që kemi arritur deri në këtë moment, jemi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, ne fokusohemi për këtë moment dhe jo për kundërshtarin. Statujë? Po, shpresoj të më ndërtohet një statujë.”, tha Challandes./abcnews.al