Gruaja e aktorit të ndjerë, Chadwick Boseman shpërtheu në lot ndërsa pranoi çmimin për interpretimin më të mirë në filmin “Black Bottom”. Taylor Simone Ledward pranoi çmimin në emër të tij dhe mbajti një fjalim emocionues gjatë shfaqjes virtuale të së dielës.
“Ai do të falënderonte Zotin. Do të falënderonte prindërit e tij, paraardhësit e tij për udhëzimet dhe sakrificat e tyre. Ai do të thoshte diçka të bukur, frymëzuese, diçka që do të amplifikonte atë zë të vogël që të tregon se mundesh, që të tregon vazhdimin, që të kthen përsëri në atë që do të bësh në këtë moment të historisë.”, u shpreh ajo.
Boseman u nominua në kategorinë e dramës së bashku me Riz Ahmed për “Sound of Metal”, Anthony Hopkins për “The Father”, Gary Oldman për “Mank” dhe Tahar Rahim për “The Mauritanian”. Boseman bëri histori në fillim të këtij muaji duke u bërë aktori i parë që fitoi katër nominime për SAG Awards në të njëjtin vit. /abcnews.al