Çfarë tregojnë hetimet e reja për sulmin në gazsjellësin Nord Stream

schedule09:01 - 22 Maj, 2023

schedule 09:01 - 22 Maj, 2023

Gjurmët e sabotimit të Nord Stream të çojnë në Ukrainë, sipas mediave gjermane, suedeze, polake dhe daneze që po hetojnë rastin. Sipas hetimeve të reja, Ukraina është përgjegjëse për sabotimin e tubacioneve që transportonin gazin natyror rus në Europë.

Sipas hetimeve, gjurmët nisin nga anija me vela “Andromeda” në Balltik dhe çojnë në kompani të dyshimta që ekzistojnë vetëm “në letër”, por edhe te një person me lidhje të mundshme me ushtrinë ukrainase.

Siç u përmend, megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky ishte një akt reagimi ndaj sulmit rus apo një rast “flamuri i rremë”, dhe prokurorët gjermanë në fakt po ndjekin pista të tjera.

“Andromeda” u raportua për herë të parë marsin e kaluar nga televizioni publik gjerman ARD dhe gazeta Die Zeit. Siç raportuan dy mediat gjermane në atë kohë, pesë burra dhe një grua lundruan me anijen nga Rostock në fillim të shtatorit 2022, ndërsa anija ishte marrë me qira nga një kompani polake, një agjenci udhëtimesh në pronësi të Ukrainës.

Megjithatë, kompania, e cila nuk ka numër telefoni, por vetëm adresë emaili është deklaruar si seli e mbi 100 kompanive të tjera. Një grua që shfaqet si presidente e kompanisë jeton në Kiev dhe nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Një burrë që ka treguar pasaportën e tij për të marrë me qira anijen thuhet se është ukrainas, ndërsa ka treguar një pasaportë rumune.

Personi në fjalë është rreth 20 vjeç dhe ka shërbyer në këmbësorinë ukrainase. Familja e tij deklaron se gjatë kësaj kohe ai po shërben edhe në ushtrinë ukrainase.

Siç theksojnë mediat investigative, shumë herë shërbimet sekrete përdorin skema të tilla për të kamufluar apo financuar operacionet e tyre. Megjithatë, autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar hetimet e Prokurorisë Federale Gjermane.

Sipas teorive të tjera, anijet ruse kërkimore dhe ushtarake, të pajisura me drone nënujore po lundronin në zonën e tubacioneve në ditët para shpërthimeve.

Megjithatë, siç theksojnë NDR, WDR dhe SZ, hetimet gjermane nuk kanë gjetur prova për përfshirjen e anijeve ruse në shpërthime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!