Çfarë surprize të jetë vallë? Florian Marku i karikon që tani shqiptarët

schedule23:18 - 12 Prill, 2021

schedule 23:18 - 12 Prill, 2021

Florian Marku, pas fitores së tetë në boks kundër Rylan Charlton, mezi pret të rikthehet sërish në ring. Ende nuk ka një datë se kur do ta ketë duelin e radhës.

Gjithsesi boksieri shqiptar ka menduar t’i mbajë të karikuar fansat, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

“Sot kam folur me ekipin tim S Jam Boxing dhe ata më thanë se do të kemi disa lajme emocionuese së shpejti”, shkruan Marku, i cili është pjesë e “Matchroom boxing” të promotorit të famshëm Eddie Hearn. /abcnews.al