Këngëtarja e njohur, Kida, është ndër më të pëlqyerat nga publiku shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria apo karriera.
Këngëtarja numëron rreth 2 milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit, prej ku edhe ndan imazhe të ndryshme për fansat e saj.
Kësaj radhe ajo ka publikuar një Instastory ku bëri të ditur se kënga e saj e fundit me titull “Drunk” tashmë ka arritur të mbledhë 18 milionë klikime. Një sukses ky i cilësuar shumë i madh për një këngëtare shqiptare./abcnews.al