Çfarë shkoi keq me testet klinike të vaksinave kundër Covid-19

schedule13:26 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 13:26 - 22 Dhjetor, 2020

Nga Faye Flam “Bloomberg”

Nëse ka një temë të përbashkët në përgjigjet e gabuara të SHBA-së ndaj pandemisë së Covid-19, ajo ka qenë sasia befasuese e harxhimit. Udhëheqësit tanë shpërdoruan kohën, besimin e publikut, si dhe burimet ekonomike dhe emocionale të njerëzve.

Dhe ata shpërdoruan gjithashtu mundësinë për t`a përmirësuar shkencën, duke testuar barna dhe vaksina në një mënyrë që t’i shërbente më shumë interesit publik sesa interesit të kompanive farmaceutike. Nuk ka asnjë dyshim që vaksinat dhe terapitë anti-Coviddo të shpëtojnë shumë jetë njerëzish.

Por ne nuk po bëjmë llojet e studimeve shkencore që janë të nevojshme për të përcaktuar vaksinat dhe terapitë më të mira, në mënyrë që të maksimizohet numri i jetëve të shpëtuara, dhe të minimizohen javët me pengesa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Nuk është vonë për të ndryshuar kursin.

Për shembull, nuk është vonë të provohen mundësitë që kanë ngritur disa ekspertë që rikthimi në normalitet mund të përshpejtohet me disa muaj nëse vaksina Pfizer jepet në

një dozë të vetme. Meqë testet klinike e provuan sigurinë dhe efikasitetin me 2 doza, dhe sasitë e saj në dispozicion janë të kufizuara,ka disa prova që dhe vetëm një dozë ofron një lloj mbrojtje ndaj virusit.

Pfizer mund t`a testojë këtë ide, duke zgjedhur një grup vullnetarësh, të cilëve t’u jepen në 2 grupe 1 dhe 2 doza të vaksinës dhe më pas të bëhet krahasimi, thotë Peter Bach, mjek dhe drejtor i laboratorit të ilaçeve në Memorial Sloan Kettering Cancer Center.

Ai thotë se i qëndron gjithashtu një rekomandimi të bërë që në shtator, që vaksinat të testohen kundër njëra-tjetrës. Me këtë proces do të mblidheshin shumë të dhëna të vlefshme, duke pasur parasysh se aktualisht janë më shumë se 40 vaksina në fazën e testimit, dhe me shumë qasje të ndryshme teknologjike.

Disa përdorin virusin joaktiv, të tjerë pjesë të virusit, dhe të tjerë akoma ADN virale të mbështjellë në lloje të ndryshme virusesh të padëmshme. Pastaj janë 2 kompani në pararojë të garës, që përdorin ARN-në mesazhere.

Siç më thanë studiuesit pranverën e kaluar, disa prej këtyre vaksinave mund të jenë më të mira në parandalimin që njerëzit me të rrezikuar të preken nga Covid-19 në një mënyrë fatale, ndërsa të tjerat mund të jenë më të afta në zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Disanga vaksinat do të jenë më të lira dhe më të lehta për t`u prodhuar. Disa do të shkaktojnë më pak efekte anësore. Vaksina e Pfizer kërkon ftohje ekstreme; të tjerat jo. Një vaksinë kandidate, mund të funksionojë madje si një vaksinë orale, në vend të variantit klasik

me injeksion.

Vaksinat e para që marrin autorizimin e FDA-së amerikane, mund të mos jenë më të mirat për arritjen e imunitetit në të gjithë botën. Siç raportoi STATnews në shtator, disa prej “breshkave” në këtë garë, nga “Merck”tek “Sanofi’, duken shumë të fortë.

“Ju nuk humbni asgjë nëse testoni 50 mijë njerëz me vaksinën e Pfizer,dhe 50 mijë të tjerë me vaksinën e Johnson&Johnsson. Nuk është se po shpërdoroni vaksinat Pfizer”- thotë Bach. Sipas tij, testime të tilla do të ishin në interesin e publikut, dhe do të garantonin që ne të marrim sasinë maksimale të të dhënave në minimumin e kohës.

Nga mënyra se si funksionojnë zakonisht testet klinike, kompanitë i hartojnë ato brenda disa kufizimeve të vendosura nga rregullatorët e ndryshëm siç është dhe FDA në SHBA. Por nuk ka pse të jetë kështu. Në këtë situatë të paparë, ne duhet të kemi një standard shumë më uniform për testimin shkencor.

Në fakt, qershorin e kaluar, FDA-ja përcaktoi disa udhëzime standarde eksperimentale për prodhuesit e vaksinave, thotë Bach. “Ato u injoruan plotësisht”-shton ai. Një standard i detyrueshëm, mund të na ketë dhënë informacionin e nevojshëm se sa mirë i mbrojnë njerëzit nga infeksioni asimptomatik vaksinat e sapo aprovuara të Pfizer dhe Moderna.

Në këtë mënyrë, të gjithë na ndihmojnë që të arrijmë imunitetin e tufës. Testimi i rregullt i të vaksinuarve për Covid-19 do të na e tregonte këtë, por Pfizer dhe Moderna nuk i mblodhën ato të dhëna.

Testet e AstraZeneca mblodhën të dhëna për rastet asimptomatike, edhe pse procesi u dëmtua nga një gabim i rëndë me dozimin. Edhe subjektet e gjurmimit të kontaktit, mund të na ndihmojnë që të mësojmë nëse njerëzit e vaksinuar mund t`a transmetojnë tek të tjerët infeksionin në një mënyrë të heshtur.

Këto nuk janë procedura normale, por as kjo nuk është një situatë normale. Misteri tjetër i afërt, është sesa zgjat imuniteti i shkaktuar nga vaksinat. Mënyra më e mirë për të mësuar rreth sigurisë dhe efikasitetit afatgjatë të vaksinës, është kryerja e testeve të kontrolluara nga placebot.

Por Pfizer po flet tashmë për përfundimin e testeve të saj, duke ia lënë terrenit verifikimin e efektivitetit të saj. Gjesti mund të duket altruist, por e ka një aspekt egoist: Ai e redukton aftësinë për të mbajtur të dhëna, dhe për të zbuluar çështje më pak të zakonshme të sigurisë.

E njëjta ide vlen për ilaçin që mund të trajtojë Covid-19, që duhet të testohet në një sistem të standardizuar dhe të dizajnuar për përfitimin tonë. Për shembull pranverën e kaluar ilaçi antiviral remdesivir u miratua me të dhëna minimale mbi efikasitetin, kohën dhe dozimin. Por ai është dëshmuar zhgënjyes në praktikë.

Publiku është aq i lodhur, sa që ne u jemi mirënjohës kompanive për çdo rreze shprese që na japin, dhe nuk jemi të gatshëm të kërkojmë diçka shtesë që do t’i jepte fund pandemisë, edhe pse kompanitë farmaceutike po fitojnë jo pak nga kjo situatë. Ata meritojnë disa lëvdata, por jo aq shumë, pasi publiku meriton fushatën më të mirë të mundshme të shëndetit publik. Ky nuk ka qenë standarti në vitin 2020, por nuk është vonë për të bërë më mirë në të ardhmen.

Perktheu Alket Goce-/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!